Shefi i repartit special “Shqiponja” u kërcënua me jetë nga pronari i basteve, Ervis Martinaj

Postuar në 13 Nëntor, 2015 16:52

Më 20 tetor të vitit 2013, në kulmin e operacionit “Fundi i Marrëzisë”, kundër lojërave të paligjshme të fatit, Ervis Martinaj, I akuzuari kryesor për vrasjen e Enton Nikës të mërkurën në Linzë ka kërcënuar me jetë shefin e repartit special “Shqiponja” në drejtorinë e policisë së Tiranës, Engjëllush Avdulaj.

Tv Klan raporton se sapo reparti “Shqiponja” dhe komisariati numër 3 i Tiranës i kishin sekuestruar rreth 400 makineri lojërash fati dhe 25 makina luksoze në një magazinë të Ervis Martinajt ai e merr në telefon shefin e këtij reparti, komisar Engjëllush Avdulajn dhe e kërcënon se do ta eliminojë.

Komisari Avdulaj ka bërë kallëzim penal për këtë rast. Ai e ka denoncuar Ervis Martinaj për kanosje me jetë për shkak të detyrës në komisariatin numër 2. Ky komisariat i ka referuar materialet në Prokurori, ndërsa komisar Avdulaj, i cili aktualisht mban detyrën e shefit të Komisariatit të Malësisë së Madhe, ka lëvizur me shërbime të përforcuara.

Prokuroria i ka nisur hetimet për këtë rast dhe policia ka ushtruar me dhjetëra kontrolle në Fushë Kuqe, Laç e Tiranë në përpjekje për ta arrestuar, por pa mundur të bjerë në gjurmët e Ervis Martinajt.

3 ditë pas këtij kërcënimi, mbrëmjen e 23 tetorit të vitit 2013, Ervis Martinaj kërkohet nga policia si i dyshuar për një vrasje, atë të Elvis Doçit, biznesmenit 35 –vjeçar të lojërave të fatit që u vra në Komunën e Parisit, në makinën e tij. Policia ngriti dyshime se eliminimi i Doçit kishte lidhje me shitjen e disa lojërave të fatit, një operacion të cilin dyshohet se ishte i përfshirë Ervis Martinaj.

http://tvklan.al/ervis-martinaj-kercenoi-me-vrasje-oficerin-e-policise/

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.