Në krizë martesa e qeverisë me FMN-në dhe skenarët e divorcit në Vilën 31

Postuar në 07 Nëntor, 2015 10:07

Qeveria është nën presionin e FMN-së për të rritur në masë drastike taksat, kërkesë që ka alarmuar palën shqiptare, pasi një rritje e barrës fiskale për xhepat e shqiptarëve do ishte me kosto politike të paparashikueshme për qeverinë. Në këto kushte mazhoranca mobilizoi të gjitha influencat politike për të rezistuar ndaj kushteve të FMN-së, duke organizuar edhe takimin në vilën 31, pas të cilit ministri Ahmetaj dhe ish-drejtori i doganave Shpëtim Idrizi deklaruan se janë kundër rritjes së mëtejshme të taksave dhe ashpërsimit të penaliteteve ndaj biznesit. Qeveria kundërshton çdo rritje aq më tepër kur sondazhet janë shqetësuese për mazhorancën.

Bisedimet me FMN kanë nisur prej mëse një jave ku misioni i drejtuar nga ekonomistja Anita Tuladhar, po diskuton me palën shqiptare rishikimin e kushteve të kontratës së huasë për fazën e pestë dhe projektbuxhetin e vitit 2015.

Gazeta "Shqip" thotë se FMN nuk është dakord me propozimet e qeverisë për ulje të taksave ose me përjashtime të sektorëve të ndryshëm nga barra fiskale apo zëri i TVSH-së. Pala shqiptare ka mbrojtur idenë se do të mbajë të palëvizur objektivin për defiçitin buxhetor, ndërsa është përballur me kërkesën për rritje taksash për garantimin e të ardhurave në buxhet. Nëse qeveria nuk nënshkruan rishimim e 5-të të marrëveshjes atëherë  mbetet opsioni i anulimit të kontratës 3-vjeçare me FMN.

Tre janë treguesit ku Fondi nuk i bën lëshime qeverisë qeverisë shqiptare. Të ardhurat , rritja ekonomike dhe defiçiti buxhetor. Pas dështimit të bisedimeve në qershor FMN, po bën sërish një analizë të performancës fiskale, e cila edhe pas përpjekjeve për të luftuar informalitetin nuk ka përmbushur objektivat e lëna bashkarisht me FMN-në dhe të fiksuara në planin e buxhetit. Në qershor FMN u befasua nga rezultatet e dobëta në mbledhjen e të ardhurave në Tatime dhe Dogana. Misioni nuk e nënshkroi rishikimin e 5-të të marrëveshjes për shkak se defiçiti i krijuar në të ardhurat buxhetore arriti mbi 11 miliardë lekë në 5 muajt e parë të vitit. FMN nuk i pranoi argumentet që qeveria ka dhënë për këtë mosrealizim dhe për rrjedhojë bllokoi edhe këstin e radhës së kredisë prej 26 milionë eurosh.

Nga pikëpamja e të ardhurave sipas kërkesave të FMN-së fill pas nënshkrimit të marrëveshjes  qeveria bëri rritje në taksën e korporatave nga 10-15%. Po ashtu u rritën normat tatimore të akcizës për cigaren, duhanin, birrën, pijet energjike, verën dhe pijet alkoolike dhe lubrifikantët industrial. U rrit taksa e qarkullimit e barazvlefshme me një rritje në çmimet e gazolinës dhe naftës në rreth 6.6 për qind. Nga pikëpamja e shpenzimeve qeveria kufizoi rritjen e pagave dhe pensioneve në sektorin publik

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.