diskutimet

Raportohet se Rama ka ngritur shqetësimin për Rusinë në NATO

Postuar në 26 Maj, 2017 18:22

Ministria e Mbrojtjes përcolli njoftimin zyrtar lidhur me samitin e NATO-s që u mbajt në Bruksel, ku mori pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump.  Teksti zbardh edhe një pjesë të axhendës së takimeve dhe fjalës së kryeminitrit shqiptar Edi Rama në këtë samit, ku sipas Ministrisë së Mbrojtjes theksi u vu te kërcënimi i vendeve të Ballkanit nga aktorë të tretë, duke nënkuptuar Rusinë.

Në krizë martesa e qeverisë me FMN-në dhe skenarët e divorcit në Vilën 31

Postuar në 07 Nëntor, 2015 10:07

Qeveria është nën presionin e FMN-së për të rritur në masë drastike taksat, kërkesë që ka alarmuar palën shqiptare, pasi një rritje e barrës fiskale për xhepat e shqiptarëve do ishte me kosto politike të paparashikueshme për qeverinë. Në këto kushte mazhoranca mobilizoi të gjitha influencat politike për të rezistuar ndaj kushteve të FMN-së, duke organizuar edhe takimin në vilën 31, pas të cilit ministri Ahmetaj dhe ish-drejtori i doganave Shpëtim Idrizi deklaruan se janë kundër rritjes së mëtejshme të taksave dhe ashpërsimit të penaliteteve ndaj biznesit.

Subscribe to RSS - diskutimet