Zbulohet pse Marsi po e humbet atmosferën

Postuar në 06 Nëntor, 2015 14:58

Miliarda vjet më parë Marsi, planeti i kuq duket njësoj si Toka. Të paktën kështu dyshojnë shkencëtarët nisur nga vëzhgimet e afërta. Por Marsi është një plan “fatkeq”. Diçka solli humbjen e aftësisë dhe mjedisit për mbështetur jetën dhe sot shohim një shkretëtirë të kuqe. Gjithçka nisi 3.7 miliardë vjet më parë dhe sipas të dhënave të fundit po vazhdon akoma. Ku shkoi gjithë atmosfera, uji, bimësia? Misioni “MAVEN”, pas orbitimit njëvjeçar në Mars ka dissa përgjigje. Shkencëtarët njoftojnë se Marsi po humbet atmosferë çdo sekondë për shkak të erës diellore që kosnistojnë në grimca të përshpejtuara që emetohen nga Dielli. Dhe kur era diellore është veçanërisht e dendur si në rastet e emetimit masiv nga korona e yllit, sasia e humbjes atmosferike është 20 herë më e lartë. Kjo ka çuar në rrallimin e atmosferës së Marsit që aktualisht është 1% më e rrallë se e Tokës sonë.

http://finance.yahoo.com/news/nasa-just-announced-important-discoveries-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.