"Lulzim Bashën nuk e do askush se është mashtrues. Në krye e solli Argita Berisha”
Gazetari Milaim Zeka i ka dhënë një intervistë portalit “tesheshi.com”, ku ndër të tjera jep edhe disa konsiderata për politikanët shqiptarë. Këto konsiderata që vijnë nga jashtë kanë rëndësi pasi zbulojnë një perceptim të munguar në Shqipëri. Teksa flet fjalë të mira për Edi Ramën, që e quan njeriun e fundit që mund të bëjë diçka për Shqipërinë, Zeka flet troç dhe hapur për Lulzim Bashën. Për të cilin mendon se është më i keqi ndër politikanët shqiptarë. “Askush në Shqipëri, njerëz intelektualë dhe njerëz të Partisë Demokratike me të cilët unë flas dhe kam kontakt, nuk ka simpati për Lulzim Bashën, sepse është mashtrues, rrenc, shikoni mënyrën se si ec, flet, është imitator origjinal i Enver Hoxhës. Ai mendon se kur mban fjalime, jo Shqipëria po krejt globi e ndëgjojnë”, thotë Zeka. Pastaj shton një mendim të vetin sesi u bë kryetar i PD-së: “E bëri kryetar vajza e Sali Berishës. Të gjitha ofertat në Shqipëri Lulzim Basha i ka arrit përmes Argitës. Kanë punu bashkë në UNMIK dhe ka shpërthy frontin përmes vajzës së Berishës”, thotë ai.
http://tesheshi.com/milaim-zeka-ne-kosove-e-shqiperi-hajnia-eshte-sistem...
Add new comment