Kryeministër i shitur lirë: “Gënjeshtar dhe i ngjitur si m...pas këpucës ndaj Aleksandër Frangajt”

Postuar në 30 Tetor, 2015 20:31

Raporti i Edi Ramës me "TV Klan" duket se i afrohet fobisë. Përveç informacioneve jozyrtare se Endri Fuga, ndërhyn personalisht për kronika lajmesh në këtë televizion, çështja e Lagunës Blu në Golem, shtohet si akt i “noterizuar” se Edi Rama nuk do ta ketë "Tv Klanin" kundër. Madje edhe me koston e tregtimit me pronarin e këtij televizioni të hapësirave publike. Andi Bushati tregon një bisedë personale të tij me Edi Ramën në një intervistë për “Tema Tv”:

Pak ditë më parë ju e akuzuar kryeministrin Rama, për lejen në bregdet që i ka dhënë pronarit të TV Klan, Aleksandër Frangaj. Përse drejtuat gishtin pikërisht aty?

Mendoj se bëra gjënë e duar sepse duke huazuar një shprehje të vetë Ramës, mendoj se ai është lidhur tashmë si m…pas këpucës me pronarin e TV Klan. Kur bëra shkrimin që ju i referoheni, dija shumë më pak. Kisha biseduar vetë më Ramën dhe më kish thënë se nuk dinte gjë, se në atë zonë as ai, as askush tjetër s’mund të ndërtonte kurrë. Ma kishte përsëritur këtë disa herë edhe në sy të kolegut tim Baton Haxhiu, që i përsëriste pareshtur se kjo që po bënte ishte një çmenduri dhe se ai nuk mund ta kompromentonte në mënyrë aq selektive aksionin e tij kundër ndërtimeve pa leje. Ai na gënjente si fëmijë. Që në shkollën fillore nuk kam parë njeri të gënjejë aq paturpësisht dhe aq naivisht, i bindur se shumë shpejt do të diskretitohej. Madje e mbaj mend si tani kur na tha shprehimisht me një frazë të denjë për Musolinin: “nëse kryetari i komunës së Golemit e ka dhënë atë leje, unë do ta fus në burg”. Tani, vetëm tani nga gazeta juaj e mora vesh se ai e kish urdhëruar vetë kreun e komunës Golem ta jepte atë leje për Frangajn.

Prapë nuk po përgjigjeni, pse e akuzuat atë, qeveria mohoi t’i ketë dhënë leje Frangajt…?

Po me pak fjalë, në faqen online ‘mashtrimi.al’, qeveria shqiptare tha se Rama s’ka firmosur gjë. Po pse duhet të firmoste kur vuri një ushtar të tij në komunën Golem ta bënte këtë gjë? Po pyetja nuk shtrohet kështu. Pyetja është mirë që nuk ka firmosur, po a duhet të veprojë shteti i korruptuar deri në palcë që ka instaluar? A duhet të vepronte policia kur bandat e Frangajt thyen derën e “Laguna Blu” me fadroma? A duhej të reagonte kur të njëjtët policë privatë që i shërbyen Sali Berishës në 21 janar për të vrarë demonstruesit, tani i shërbyen pronarit të TV Klan për të dhunuar një mjedis të përbashkët? A duhet të ndërhyjë INUK dhe INUV kur sheh se leja e ndërtimit ka skaduar prej një muaji? A duhet të ndërhyjë kur kontrata e shitblerjes së terreneve sportive është e fallsifikuar, nuk ka as taksa as gjurmë të këtij transaksioni? A duhet të ndërhyjë kur edhe Aluizni i kohës së Saliut (mendoni i asaj kohe) rrefuzoi t’ia hipotekojë tokën Frangajt? A duhet të ndërhyjë kur një gjyqtar nga ata që kreyministri thotë se do t’i kapi reforma në drejtësi, bën një proces me vetëm 4 seanca, dhe i jep një tokë që s’ja jepte dot as Shaban Memia? Pikërisht për këto arsye vura gishtin tek Rama. Më mirë të kish dhënë me firmën e tij një firmë të paligjshme, sesa të korruptojë gjithë shtetin duke bërë sikur nuk e sheh gjithë pushtetin e përmjerë të Berishës t’i spërkasë fytyrën e vet të rilindur..."(http://www.gazetatema.net/web/2015/10/30/andi-bushati-per-tema-rama-i-es...).

Tani, fjalët e Bushatit nuk janë Bibla, por është e qartë si frita e Diellit se në krye të vendit qëndron një njeri që më së paku është mashtrues. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.