Francë, aksident tragjik me 42 viktima

Postuar në 23 Tetor, 2015 09:44

Franca është gdhirë e tronditur sot pas lajmit për një aksident tragjik, nku ga përplasja e një autobusi me një kamion, të paktën 42 persona kanë humbur jetën. Agjensdia e lajmeve ANSA raporton se aksidenti ka ndodhur në afërsi të Libourene, qytet francez jo shumë larg nga Bordeaux. Sipas mediave vendase, përplasjes i kanë shpëtuar vetëm 3 persona. Të njejtat burime shtojnë se në bordin e autobusit usdhëtonin një grup të moshuarish. Një oficer i zjarrfikëses është shprehur për “Agebce France Presse”, se viktimat janë të rritur dhe ishin pasagjerë në autobus. Nga aksidenti ngeli i vdekur edhe shoferi i kamionit. Sipas policisë franceze, të dy makinat janë përfshirë nga flakët pasi janë përplasur me njëra-tjetrën. Ndërkohë, gazeta “Sud Ouest” shkruan se autobusi kishte pasagjerë të moshuar, të cilët po iknin për pushime. Sipas kësaj gazete, vetëm pesë persona kanë shpëtuar. Ky konsiderohet si aksidenti më i rëndë rrugor, i ndodhur ndodhur në Francë që nga viti 1982.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.