Raporti/ Papunësia ka njohur rritje

Postuar në 20 Tetor, 2015 23:24
Ilir Sinanaj

Kompania financiare ndërkombëtare "Standard&Poor’s" ka dhënë notën B/B me parshikim pozitiv për financat e Shqipërisë në vlerësimin e saj periodik më të fundit. Ajo që është pozitive është fakti se rritja ekonomike parashikohet të jetë gjithmonë e në rritje për vitet në vijim. Ndërkaq, për sa i përket nivelit të papunësisë, deri në vitin 2018 ai  parashikohet të jetë në ulje, por gjithmonë duke qenë më i lartë se në vitin 2012 (kështu vit pas viti duke filluar nga 2015).

Rritja ekonomike

Pasi rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto real, në vlerësimin e S&P’s pritet që rritja ekonomik të përshpejtohet në mesatarisht 3.7% në vitet 2015 – 2017. Kompania ndërkombëtare parashikon se eksportet, kryesisht tekstilet, minerale dhe hidrokarburet, do të vazhdojnë të mbeten motorri kryesor i rritjes ekonomike. Për më tepër sipas S&P’s pritet që potenciali eksportues i Shqipërisë të forcohet më tej nga investimet, kryesisht ato të huaja gjatë viteve 2015 – 2017.

Hidroenergjia

Investimet e huaja, në vlerësimin e S&P’s parashikohen të jenë domethënëse, veçanërisht në sektorin e hidroenergjisë dhe në projektin e gazsjellësit “TAP” në vitet 2016 – 2018. Sipas këndvështrimit të kompanisë financiare, ardhja e investimeve të huaja do të financojë me shumë të ngjarë  deficitin e lartë tregtar (kur vlera e importeve është më e ulët se e eksporteve), i cili parashikohet të rritet deri në viten 2016 dhe më tej të zvogëlohet, për shkak të potencialit eksportues të përmirësuar dhe nevoja në rënie të importimit të energjisë.

Ecuria e qeverisë “Rama”

Që kur qeveria “Rama” mori mandatin në fund të vitit 2013, S&P’s në vlerësimin për vendin tonë e konsideron zbatimin e punës për mbledhjen e të ardhurave se ka mungesë vitaliteti apo force, e veçanërisht në mbledhjen e TVSH-së në vitin 2015. Ndërkaq kompania financiare konstaton se, qeveria, si kundërpërgjigje ndaj kësaj problematike dhe për të qenë në përputhje me masat e Fondit Monetar Ndërkombëtar për dhënien e huasë, ka ndërmarra masa për t’i dhënë më shumë peshë ekonomisë formale (nga e cila vilen taksa) si edhe për të ulur shmangien e pagesës së tatimeve (evazioni fiskal). Për më tepër, sipas S&P’s, qeveria është duke forcuar institucionet fiskale dhe menaxhimit financiar të sektorit publik. Reformat e shënjeshtruara, sipas kompanisë ndërkombëtare, janë sistemi i pensioneve, qeverisja vendore, administratën e tatimeve dhe sektorin e energjisë. Për sa i përket këtij sektori, kompania finaciare në vlerësimin e saj konastaton se përpjekjet kanë aenë tê suksesshme veçanërisht në mbledhjen e të ardhurave, duke ulur kështu presionin në buxhetin e shtetit.

Borxhi publik

Kompania financiare S&P’s hamendëson se borxhi publik do të ulet deri në rreth 63% të vlerës së PBB-së deri në vitin 2018, nga mbi 70% që përllogaritet në vitin 2015. Sipas S&P’s  borxhi publik u rrit së tepërmi pas njohjes së detyrimeve të prapambetura që shteti kishte ndaj sipërmarrjeve private,të cilat përbënin 5.3% të PBB-së. Për sa i përket këtyre detyrimeve, S&P’s parashikon se do të shlyhen më e vonëta në vitin 2016.

Niveli i papunësisë

Edhe pse ekonomia parashikohet të jetë në rritje të vazhdueshme, rritje kjo që filloi në vitin 2013, papunësia parashikohet të jetë në ulje, por deri në vitin 2018 nuk pritet të ulet më poshtë se sa ishte në vitet 2011 – 2012. Këto janë përllogaritjet e S&P’ për këto tregues ekonomikë. Një rritje shumë e theksuar të papunësisë, sipas kompanisë ndërkombëtare, ka qenë në vitet 2013 – 2014, pëkatësisht 15.9% dhe 17.5%. Ndërkaq, nëse ekonomia pritet të ketë rritje edhe më të theksuar se sa gjatë viteve përpara 2013 përse papunësia pritet të ulet me ritme më të ngadalta? Mos domethënë kjo se nuk do të ketë politika të qarta dhe mjedis të përshtatshëm për të mbështetur nismën sipërmarrëse, e cila hap punë. Ndërkohë në vlerësimin e S&P’s një nga burimet e të ardhurave për ekonominë tonë priten të jenë, për vitet në vijim, eksportet në tekstile, minerale dhe hidrokarbure, si edhe investimet e huaja. Po për sa i përket turizmit dhe bujqësisë, që janë 2 shtylla të politikave zhvillinore të qeverisë çfqrë po bëhet që këta dy sektorë të kenë ndikimi në ekonominë tonë? Me pak fjalë nga i gjithë ky vlerësim i S&P’s mos po keqmenaxhohemi dhe na bëjnë të mendojmë të kënaqemi me pak dhe nuk po “lejohemi” që individualisht të japim një potencial më të madh prodhues?...  

 

 

Tregues

ekonomikë

Viti

2009

2010

2011

2012

2013

2014

2015

2016

2017

2018

PPB nominale

(mld lek)

1144

1240

1301

1333

1351

1384

1443

1544

1666

1796

Rritja e PPB reale

3.4%

3.7%

2.5%

1.6%

1.4%

2.1%

2.8%

3.8%

4.4%

4.5%

Borxhi publik

(% e PBB)

61.4%

60.1%

62.5%

65.9%

70.8%

73.2%

72.7

70.1

67.0

63.6

Niveli i papunësisë

13.8%

14.0%

14.0%

13.4%

15.9%

17.5%

16.9%

16.5%

15.5%

14.8%

 

 

      

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.