Kriza, përkeqësohet gjendja financiare e individëve

Postuar në 20 Tetor, 2015 08:17

Bankat tregtare kanë raportuar se gjendja financiare e individëve është përkeqësuar edhe më shumë në tremujorin e tretë të këtij viti. Sipas “Monitor” duke raportuar standardet e kreditimit tek Banka e Shqipërisë, subjektet bankare kanë evidentuar se, përkeqësimi i gjendjes financiare të individëve ka dhënë ndikimin më madhor në moslehtësimin e kushteve të kredisë në tremujorin e tretë, me një ndikim negativ-13 për qind, niveli më i lartë në katër tremujorët e fundit. “Monitor” shkruan se përkeqësimi i financave të individëve bashkë me rrezikun e moskthimit të kredisë ka ndikuar bankat që të mbajnë të pandryshuar sjelljen e kredisë për individë. Ekspertët në sektorin bankar në një takim të fundit me gazetarët e ekonomisë shpjeguan se kreditimi për ekonominë do të vijojë të jetë në stanacion nëse nuk përmirësohen burimet e financimit të ekonomisë dhe me këtë rast edhe gjendja financiare e bizneseve dhe individëve, shkruan “Monitor”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.