Hamas kërkon ndërhyrjen e Rusisë në ndaljen e “agresionit izraelit”

Postuar në 18 Tetor, 2015 05:12

Grupi islamik palestinez “Hamas” deklaron se ka kërkuar nga Rusia që të ndërhyjë në frenimin e atij që e quan agresioni izraelit ndaj popullit palestinez. Lideri i grupit Khaled Meshal ka komunikuar për këtë çështje me zv.ministrin e Jashtëm rus, Mikhail Bogdanov, ku raportohet se është përcjellë version palestinez i ngjarjeve: rebelimi i tanishëm i palestinezëve lidhet me shtypjen nga Izraeli dhe përpjekjet e këtij të fundit për të dëmtuar xhaminë Al-Aqsa. Meshal kërkoi që Rusia të bëjë presion ndaj Izraelit që të ndalë agresionin fillimisht në Eëst Bank dhe në Jerusalem. Sipas asaj që raporton grupi në fjalë, përcjellë nga gazeta e njohur izraelite “Haartez”, Bogdanov ka premtuar ndërmarrjen e disa veprimeve përfshirë edhe masa në arenën ndërkombëtare. Këto zhvillime vijnë ndërkohë që zyrtarë të tjerë të “Hamasit” flasin për nisjen e Initifadës, duke ricikluar në diskutimin e problemit Moskën. Ky akt nuk dëshmon ndonjë zhvillim cilësisht të ri në raport me aktorët perëndimorë, përveçse dëshmon qartë se shumëkush po kupton se raportet e forcave në terren nuk janë ato që kanë qenë. Dhe kjo kambanë bie kryesisht për SHBA, por edhe për Turqinë.   

http://www.haaretz.com/news/diplomacy-defense/.premium-1.680918?utm_camp...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.