Berisha: Nuk e di pse humbëm në zgjedhje, krisja në PD vetëm një perceptim
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për situatën aktuale në Partinë Demokratike, pas zërave për një përplasje mes ish-ministrave të qeverisë Berisha dhe kryetarit Lulzim Basha.
Ish-kryeministri mohoi të ketë një krisje në partinë më të madhe të opozitës duke thënë se ndarja që përflitet mes grupit të Lulzim Bashës dhe gardës së vjetër nuk ekziston. “Është vetëm një perceptim që një grup të rinjsh në Partinë Demokratike kanë një distancë me ministrat e qeverisë sime. Kjo nuk është e vërtetë”-ka theksuar Berisha në një intervistë për emisionin Studio e Hapur në News 24.
I pyetur për përgjegjësinë e strukturave drejtuese të Partisë Demokratike për rezultatin e zgjedhjeve lokale Berisha tha se nuk ishte në gjendje të gjente një fajtor për humbjen, me argumentin se ai vetë qëndroi larg fushatës. “Nuk jam marrë me fushatën dhe nuk di të them ku çaluam si parti”-deklaroi Berisha duke shtuar se humbja ishte një kombinim i hanxharëve të krimit me paratë e pista që përcaktuan dhe rezultatin.
Add new comment