Cubnia që fshihet pas luftëtarëve të pavarësisë(video)
“Çeta e Shahin Matrakut” që rri e varur prej gjysmë shekulli në Galerinë Kombëtare të Arteve, gjithnjë është parë si vepër romantike që i bën homazh luftëtarëve për pavarësi. Paralel me këtë të vërtetë të fabrikuar, Gëzim Qendro vendos librin e zhytyr në harresë “I rrëmbyer nga cubat” ku rilindasi Gjerasim Qiriazi tregon gjashtë muajt e rrëmbyer nga banda e Shahin Matrakut/ABCNEWS.
Comments
P D I U
Nqs e keni pare videon deri ne fund, nuk perligjet shume titulli qe i keni vene ketu. Autori thote se sigurisht duhet dalluar rasti i Shahin Matrakut nga ai i Bajo Topullit apo Mihal Gramenos. I pari ishte thjesht keqberes rrugesh, por meqe e ndiqte xhandermaria turke, ishte patriot, packa se viktimat i kishte kryesisht vendase. Por ne Ballkan tradita e hajduterise eshte fisnikeruar nga te gjithe: serbe, greke, bullgare dhe sigurisht ne qe i kemi imituar fqinjet me te zhvilluar se ne, ne te gjitha.
Te vetmin pergjithesim mbi temen autori e merr nga nje autor grek, per kleftet e te ashtuquajturit revolucion grek. Keta ishin kryesisht bandite e hajdute te rendomte, qe ne proces e siper u instrumentalizuan politikisht dhe u shpallen gjenerale dhe formuan kleptokracine 200 vjecare fqinje qe njohim te gjithe. E bukura eshte se shqiptareve nuk u dalin hajdutet e vet heroike, por duan te pervetesojne (pra te vjedhin patriotikisht) dhe hajdutet e pavaresise se Greqise, duke i shpallur si puro shqiptare.
Add new comment