"Do të bëhet gjithçka e mundshme që Shengen të ruhet”

Postuar në 05 Tetor, 2015 13:34

Gjermania vendosi kontrollet në kufi duke pezulluar përkohësisht marrëveshjen Shengen të lëvizjes së lirë. Shumëkush mendon se ky është fundi i projektit europian, meqenëse kufijtë janë ata që kanë tipizuar identitetin shtetëror europian prej shekujsh. Mirëpo Shengen është një arritje e cila nuk mund të sakrifikohet për shkak të një krize të përkohshme, për më tepër që nuk e zgjidh problemin. Politiologu gjerman, Wichard Woyke, mendon se kjo arritje duhet ruajtur me çdo kusht. “Shengeni do tё thotё - pra liria e lёvizjes - njё avantazh i jashtёzakonshёm. Kufiri kalohet pa qenё nevoja tё bёhen kontrolle, duke nisur qysh nga Malaga e deri nё Kepin e Veriut. Shengeni ёshtё arritja mё e madhe e Europёs dhe si e tillё konsiderohet edhe nga shoqёritё e vendeve, qё kanё hyrё nё 2004 - pra mё vonё nё BE. Do tё bёhet gjithҁka e mundshme, qё kjo arritje tё ruhet edhe mё tej. Qё BE-ja tё dёshtojё prej kёsaj, kjo pёr mua nuk ёshtё e mundur”, thotë ai, duke shtuar se me sjelljen e tanishme të disa shteteve, ajo që rrezikohet seriozisht është marrëveshja e Dublinit.
http://www.dw.com/sq/shengen-arritja-mё-e-madhe-e-be-sё/a-18760954

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.