dublini

"Do të bëhet gjithçka e mundshme që Shengen të ruhet”

Postuar në 05 Tetor, 2015 13:34

Gjermania vendosi kontrollet në kufi duke pezulluar përkohësisht marrëveshjen Shengen të lëvizjes së lirë. Shumëkush mendon se ky është fundi i projektit europian, meqenëse kufijtë janë ata që kanë tipizuar identitetin shtetëror europian prej shekujsh. Mirëpo Shengen është një arritje e cila nuk mund të sakrifikohet për shkak të një krize të përkohshme, për më tepër që nuk e zgjidh problemin. Politiologu gjerman, Wichard Woyke, mendon se kjo arritje duhet ruajtur me çdo kusht. “Shengeni do tё thotё - pra liria e lёvizjes - njё avantazh i jashtёzakonshёm.

BE-ja para gjendjes së jashtëzakonshme?

Postuar në 02 Shtator, 2015 12:08

Është e frikshme të shohësh se sa shpejt dhe tërësisht hidhen poshtë vlerat evropiane nën presionin e krizës së refugjatëve në BE. Ballafaqimi me rritjen e fluksit të refugjatëve, azilkërkuesve dhe emigrantëve nga vendet fqinjë të Evropës do të kthehet në një sprovë vendimtare për BE-në, nëse nuk ndodh diçka së shpejti.

Azili në Europë: Kuota duhet të zëvendësojë Dublinin

Postuar në 20 Gusht, 2015 09:37

25 vjet më parë, vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord për të ashtuquajturat rregulla të Dublinit për pranimin e azilkërkuesve. Qëllimi ishte që shtetet e BE-së të mos ia hidhinin përgjegjësinë për azilkërkuesit reciprokisht njëri-tjetrit. Rregullorja e parë e Dublinit nuk kishte hyrë ende në fuqi, kur nisi një debat i madh nëse shpërndarja e refugjatëve është me të vërtetë e drejtë dhe e përballueshme. Ndërkohë ekzistojnë rregullat e Dublinit III.

Subscribe to RSS - dublini