Pse e duan kaq shumë Ilir Metën?

Postuar në 03 Tetor, 2015 17:18

Me të mbërritur nga Nju Jorku, Edi Rama e ndali frymën tek partneri në koalicion Ilir Meta, i cili ka kohë që pret e përcjell nga zyra e tij nga politikanë të rangut të lartë e deri tek deputetë të thjeshtë.

Me kryeministrin Rama e ka kthyer në traditë, por duket se takimi i sotëm është jashtë axhendës javore mes tyre, pasi vjen në një situatë kur besimi mes palëve është lëkundur për shkak të zhvillimeve që lidhen me çështjen CEZ dhe një komploti të supozuar kundër Iliir Metës, pas të cilit LSI kishte dyshime të forta se fshihej kryeministri Rama.

Ndoshta në inercinë e shëtitjeve në  Nju Jork, Edi Rama ka ecur në këmbë nga kryeministria në kryesinë e kuvendit duke shkuar ne zyrën e aleatit të tij me veshje sportive tani që furtuna u shua dhe Ilir Meta është sërish në pozitat të kërkojë shpjegime.

Kjo vizitë e Ramës i ngjan asaj të 13 Janarit 2012 kur ish-kryeministri Sali Berisha i bëri një vizitë të beftë aleatit kryesor në "qeverinë e Integrimit", një ditë para se zv-kryeministri Ilir Meta të paraqitej në Gjykatën e Lartë për tu njohur me vendimin e drejtësisë mbi akuzat e bëra ndaj tij nga ish-ministri i METE, Dritan Prifti.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.