575 mijë euro rryshfet për një zyrtar shqiptar. Hetimi kësaj radhe vjen nga Austria

Postuar në 01 Tetor, 2015 14:47

575 mijë euro i janë dhënë një zyrtari të qeverisë shqiptare në vitin 2009 nga një biznesmen austriak. Lajmi bëhet i ditur nga mediat austriake që shkruajnë se Dietmar Aluta-Oltyan, ish-kreu i “Alpine Bau” ka dhënë rryshfet ndaj një zyrtari shqiptar në lidhje me ndërtimin e rrugës Damës –Tepelenë. “Prokurorët thonë se Aluta-Oltyan i ka paguar një zyrtari shqiptar një ryshfet prej 575 mijë euro, përmes një kompanie të quajtur Ëindforce Estate Limited, me qendër në Qipro. Ryshfeti është paguar në vitin 2009 dhe ka lidhje me ndërtimin e autostradës Damës-Tepelenë me vlerë 28 milionë euro. “Alpine Bau” fitoi të drejtën për ndërtimin e kësaj rruge, edhe pse nuk kishte ofertën më të mirë... Një zëdhënës i prokurorisë i tha BIRN se hetimi u hap këtë verë mbi shtatë njerëz, përfshirë Aluta-Oltyan, për përvetësim, ndihmë në përvetësim dhe korruptim të një zyrtari të huaj. Ai tha: “Ka një dyshim se nuk kishte shërbime [të dhëna] për pagesat [për Ëindforce Estate] dhe se pagesat u përdorën pjesërisht për të paguar ryshfet për zyrtarët shqiptarë.””, shkruan “BIRN”. 

http://www.reporter.al/biznesmeni-austriak-hetohet-per-ryshfetin-e-dhene...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.