Shënim: CEZ, ftesa për hetime të huaja si kalbëzim i plotë i klasës politike
Si PD edhe kreu i LSI-së Ilir Meta janë shprehur publikisht se pranonin një hetim amerikan për fareën e CEZ. Por Partia Demokratike ka hedhur një hap konkret duke depozituar në Kuvend projektligjin, ku kërkohet hetim ndërkombëtar për CEZ. Në shkresën shoqëruese thuhet se PD kërkon që kjo çështjet të hetohet nga SHBA, si përzgjedhja e parë, ose nga vendet e BE. Ky arsyetim mbështetet nga argumenti se “në këtë aferë janë të përfshirë zyrtarët më të lartë të shtetit (përfshirë Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit, Ministrin e Energjitikës, Avokatin e Përgjithshëm të Shtetit, etj.)… Presioni politik ndaj organit të prokurorisë dhe kërcënimet e vijueshme që i bëhen sistemit të drejtësisë nga mazhoranca aktuale, nuk krijojnë asnjë premisë për të patur një hetim të plotë dhe të pavarur”.
Ajo që po merret si dukuri normale dhe e pranueshme, është fakti që si njëra palë dhe tjetra, e pranojnë hapur që nuk kanë besim tek drejtësia shqiptare. Ose më saktë, për t’u shfaqur “fair” dhe të sinqertë, si LSI ashtu dhe PD gati sa nuk thonë që, le të vijnë hetuesit e huaj në mënyrë që këta tanët të mos hapin tender se cila palë do paguajë më shumë për të mbyllur çështjen. Ironia bëhet e plotë kur edhe PD-së i ka ardhur radha të bëjë rolin e viktimës, duke u ankuar për presione politike ndaj prokurorisë nga mazhoranca aktuale. A nuk është ky sinjal i kalbëzimit të plotë të gjithë klasës politike dhe pushteteve të tjera në vend?
a.j
Add new comment