Katalonjë, triumfojnë partitë pro shkëputjes, por…
Me një pjesëmarrje rekord, e cila kaloi edhe zgjedhjet e 2012-s, Katalunja votoi të dielën në zgjedhjet lokale, të cilat do t’i hapnin rrugën shpalljes së njëanshme të pavarësisë. Partitë pro pavarësisë kanë mazhorancën absolute, duke fituar 72 nga 135 vendet në parlament.
Dy partitë separatiste, të cilat kanë bashkuar forcat në këto zgjedhje, synuan të fitojnë shumicën për të provuar në një testim elekotral, nëse do kishin mbështetjen popullore që do t’u lejonte të deklaronin në mënyrë të njëanshme Pavarësinë nga mbretëria e Spanjës brenda 18 muajve. Qeveria e qendrës në Madrid është angazhuar se do të bllokojë në gjykatë të tilla lëvizje. Partia në pushtet “Convergencia” e kreut katalanas, Artur Mas, dhe “Esquerra Republicana” kanë krijuar një listë të përbashkët kandidatësh, nën sloganin “Së bashku për Po-në”. Për analistët votimi i 27 shtatorit de fakto është njëherësh edhe referendum për pavarësinë e Katalunjës nga Spanja, rajon i cili në rast shkëputje do të kishte ndikim në të gjithë Spanjën. Megjithë kjo fitore sipas një analize të Financial Times, nuk është e plotë, pas në aspektin e votive të fituara, të dyja partitë së bashku kanë fituar 48% të votave, pra më pak se gjysma e 50%-it të nevojshëm për të fituar referendumin.
Nga ana e tij, kryeministri Mariano Rahoy i cili ka mbështetjene dhe të parlamentit dhe Gjykatës Kushtetuese, e ka bërë të qartë se nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që Katalonja të shkëputet nga Spanja. Rajonet e veçanta nuk kanë as të drejtë për vetëvendosje, dhe jo më për shkëputje, ka thënë Rahoy.
Add new comment