Braçe nxjerr dokumentat dhe akuzon Berishën e Boden: I falën CEZ 35 milionë euro (faksimile)
Ish-ministri i Financave Ridvan Bode, deklaroi se vendimi për uljen e çmimit të shitjes së energjisë nga KESH te CEZ, nga 2.8 lekë në 2.3 lekë erdhi si pasojë e ndërhyrjes së Bankës Botërore. Kjo për vitin 2011. Por deputeti socialist Erjon Braçe ka publikuar faksimilet, me të cilat thotë se ky çmim është zbatuar për 5 muaj me radhë në vitin 2012. Sipas Braçes vetëm për këtë 5-mujor, CEZit i janë falur 35 milion euro.
“Kështu Berisha e Bode i falën CEZ 35 milion euro. Shqiptarët e meritojnë që këto para të rikthehen. Këto janë prova, Sali Lulzim, Ridvan. Kështu ulët çmimin e energjisë për CEZ me 35 milion euro. Asnjë cent për qytetarët. Sali Berisha, Lulzim Basha dhe me konkretisht Ridvan Bode, insistojne: Nuk kemi ulur çmimin e energjise per Cez por e kemi rritur!! Gënjeshtër e madhe! Këtë që shihni janë 2 nga 5 palë fatura me të cilat KESH ka faturuar energjine për CEZ në janar, shkurt, mars, prill, maj 2012; Çdo kilovat i faturuar nga KESH per CEZ ka çmimin 2.83 leke për kilovat. Në korrik, pas vendimit të ERE të urdhëruar nga Berisha, miratuar në mënyre të dokumentuar nga ishministri Bode. KESH është detyruar tamam pas këtij vendimi të ulë çmimin me 0.63 lekë për kilovat dhe ulë vlerën e faturave të 5 muajve të shkuar. Shihni faturen, lexoni shënimin në to në të majte; lexoni për vendimin, datën, çmimin dhe efektin financiar prapaveprues! Këto jane provat dhe ky është skandali”, shkruan deputeti Braçe në faqen e tij në facebook.
Por Braçe nuk shpjegon përse nuk e ka ndjekur qeveria e sotme këtë çështje pas shtatorit 2013. Apo përse u bë marrëveshja e Ramës me CEZ pa pritur një hetim mbi situatën financiare? Apo përse Rama shkon dhe shprehet dhe për projekte si ai i matësve dixhitale me kosto deri në 250 milionë euro me partnerë të rinj si Deutche Telekom, kur akoma s'dihet gropa që na ka lënë CEZ, Berisha dhe qeverisja e re?
Cështja e CEZ dhe manipulimeve të realizuara në të po tregon dhe njeherë qartasi që Rilindja nuk po funksionon aspak!
Add new comment