Brooklyn Beckham: ‘Prindërit janë shumë strikt, më kontrollojnë edhe Instagramin’ (DETAJE)
Në një intervistë për Miss Vogue, Brooklyn Beckham djali i madh i David dhe Victoria shprehet se të dy prindërit e tij janë shumë strikt.
Brooklyn thotë:’Edhe mami edhe babi janë shumë strikt, por të dy për gjëra të ndryshme. Ata më kontrollojnë dhe postimet që unë hedh në Instagram, e gjithcka tjetër. Por të dy janë shumë të mire.’
Ndërkohë që Victoria shton se strikt kanë qenë gjithnjë dhe kjo është dicka e mire pasi të katërt fëmijët janë shumë të edukuar. Rëndësi të madhe ajo dhe David i kanë kushtuar fjalëve si ‘faleminderit’ apo ‘të lutem’ të cilët djemtë i kanë ‘në majë të gjuhës.’
Add new comment