Hungaria ndalon trenin me emigrantë nga Kroacia. Gati të ngrenë murin mbrojtës
Budapesti ka bërë të ditur se mbi 4 mijë emigrantë kanë mbërritur sot në vend dhe janë në pritje rreth 1.200 të tjerë. Emigrantët kanë çarmatosur kështu 40 truproje të policisë kroate dhe kanë arrestuar shoferin. Kjo u njoftua nga Shefi i menaxhimit të emergjencave të qeverisë, Gyorgy Bakondi. Sipas tij, treni kroat drejt Magyarbóly arriti pa asnjë komunikim, ashtu si dhe trenat e autobusët të tjerë me drejtim Hungarinë.
Drama pa fund e emigrantëve dhe refugjatëve në marshimin e gjatë të rrugës ballkanike ka zhvendosur epiqendrën e saj drejt Serbisë dhe Kroacisë. Menjëherë Hungaria ka deklaruar ndërtimin e një muri “mbrojtës” në kufi me Kroacinë.
Burimi: RaiNews.it
Add new comment