(Fotot) Grusht shteti në vendin e dikurshëm mik të regjimit shqiptar, Burkina Faso

Postuar në 19 Shtator, 2015 21:51

Kush e mban mend Burkina Fason? Shteti afrikano-perëndimor që dikur njihej si Volta e Sipërme, para viteve 90-të ishte aleate me regjimin shqiptar dhe përveç vizitave e delegacioneve reciproke, studentë “marksistë-leninistë” vinin të shkolloheshin në Tiranë. Këtë javë një grusht shteti në këtë vend të varfër ka tërhequr vëmendjen e mediave perëndimore, pasi vetëm një vit më parë një revoltë popullore rrëzoi nga pushteti autokratin prej 27 vjetësh, presidentin Blez Kampaore. Një qeveri provizore nën kryeministrin Jakuba Isak Zida po përgatiste vendin për zgjedhjet e para demokratike më 11 tetor, por të mëkurën një grup ushtarësh hynë me dhunë një mbledhje qeverie dhe arrestuan presidentin e përkohshëm Kafando, kryeministrin dhe dy ministra. Rezultoi se ushtarakët janë pjesë e ish trupave elitë të gardës së Kampaores, tani në ekzil në Bregun e Fildishtë. Drejtuesit e puçit e quajnë veten “këshilli Kombëtar për Demokraci” dhe lideri i tyre u shpall gjenerali Gilbert Diendere. Ndërkohë që ish presidenti Kampaore u distancua në pamje të parë nga këto ngjarje, popullata është hedhur në protesta masive në qytetet kryesore të vendit, kundër juntës së re ushtarake. Të paktën 6 viktima dhe 60 të plagosur janë konfirmuar deri tani. Është e qartë se në vende si Burkina Faso, Perëndimi sidomos në rrethanat aktuale, zor se do ndërhyjë...

a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.