Kisha e Dhërmiut, Vangjel Dule kërkon interpelancë me kryeministrin
Prishja e Kishës së Shën Athanasit në Dhërmi do të jetë objekt i diskutimit në Parlament. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka depozituar në kryesinë e Kuvendit kërkesën për interpelancë me kryeministrin Edi Rama në lidhje me prishjen e saj, për bazën ligjore që është ndjekur. Kisha u shemb më 26 gusht, natën, pa publikuar ndonjë vendim. U përdor INUK, forca policie, paraprirë nga deklaratat e këshilltarit të Kryeministrit Artan Shkreli që doli në mbrojtje të së vërtetës dhe historisë. Është kundërproduktive që kërkesa vjen nga Dule, teksa shoqatat etj., janë strukur. Kundërproduktive, sepse do t’i japë mundësi këtij që punon si kryeministër të hiqet si patriot.
Add new comment