Dështon Evropa, nuk arrin dot një marrëveshje për ndarjen e 120 mijë refugjatëve
AFP raporton se shtetet anëtare të BE-së, të mbledhura në Bruksel, nuk arritën dot në një marrëveshje unanime për ndarjen e 120 mijë refugjatëve shtesë për t’u përballur me fluksin e azilkërkuesve, njoftoi dje në mbrëmje presidenca luksemburgase. “Një maxhorancë e shteteve janë për parimin e një rishpërndarjeje, por askush për momentin nuk ka ndërmarrë ndonjë hap”, njoftoi ministri luksemburgas i Punëve të Jashtme, Jean Asselborn, i cili drejtoi këshillin e jashtzakonshëm të ministrave të Punëve të Brendshme të BE-së. Nga ana tjetër 28 shtetet anëtare të BE-së miratuan dje vendimin për të ndarë mes tyre strehimin e rreth 40 mijë refugjatëve në dy vite, sipas marrëveshjes që ata kishin arritur në fund të korrikut, ndonëse për momentin kanë vendosur destinacionin e saktë në BE për vetem 32 mijë persona.
Add new comment