refugjatëve
Dështon Evropa, nuk arrin dot një marrëveshje për ndarjen e 120 mijë refugjatëve
AFP raporton se shtetet anëtare të BE-së, të mbledhura në Bruksel, nuk arritën dot në një marrëveshje unanime për ndarjen e 120 mijë refugjatëve shtesë për t’u përballur me fluksin e azilkërkuesve, njoftoi dje në mbrëmje presidenca luksemburgase. “Një maxhorancë e shteteve janë për parimin e një rishpërndarjeje, por askush për momentin nuk ka ndërmarrë ndonjë hap”, njoftoi ministri luksemburgas i Punëve të Jashtme, Jean Asselborn, i cili drejtoi këshillin e jashtzakonshëm të ministrave të Punëve të Brendshme të BE-së.