Tani Nënë Tereza hyn edhe në tesktin e Matematikës së klasës së parë

Postuar në 05 Shtator, 2015 12:11

Elton Hatibi shkruan në blogun “E-Zani” për një tjetër ndërhyrje me pathos “atdhetar” në tekstet me të cilat mësojnë fëmijët. Kësaj radhe akti i ardhur nga hartuesit e tekstit përligj më së miri zakonin e teprimit ndër shqiptarë, e që për pasojë mund të quhet edhe zakoni ynë i konsoliduar. Bëhet fjalë për përdorimin e imazhit të Nënë Terezës edhe në librin e Matematikës së klasës së parë. Thotë Hatibi: “Autorët e tekstit të Matematikës së klasës së parë, të cilët janë jo pak por gjashtë vetë, nuk janë mjaftuar me sendet e natyrshme të botës fëminore, por në një ushtrim matematik diku nga mesi i librit kanë përfshirë imazhin e Nënë Terezës: janë rreshtuar dhjetë pulla postare me imazhin e saj, plus katër pulla të tjera postare po me të njëjtin imazh dhe fëmijës i është lënë që të nxjerrë përfundimin matematik. Këtu duhet të ndalemi disi për të kuptuar situatën. Vlen të përmendet se fëmijët shtatë vjeçarë nuk e njohin ende konceptin e letërkëmbimit postar, sistemin e adresimit e aq më tepër pullën postare si një element zyrtar i këtij procesi komunikimi. Në librat e Abetares apo të Edukatës Shoqërore, lëndët e vetme me tekst veç Matematikës, nuk ka asnjë konkretizim të këtij procesi: posta dhe pullat postare nuk përmenden asnjëherë të vetme aty. Pa ditur se çfarë është vetë sendi, fëmijët thirren për ta shtuar apo pakësuar këtë send thjeshtë duke përdorur llogjikën se dhjetë të tilla plus katër të ngjashme japin një rezultat matematik. Po me këtë llogjikë të shkujdesur do të ishte normale që ushtrimet e matematikës të mund të ilustrohen edhe me statujëza të Budës, kuti votimi apo librezat e antarësisë në bibliotekë”. Dhe me të vërtetë. Hatibi injoron fare edhe një mënyrë tjetër sesi të përzgjedhim imazhet ilustrative që na ndohmojnë për të mësuar se 1+1 bëjnë edhe në Shqipëri 2. Referendumi mes fëmijëve. Pra hartuesit e teksteve duhet të bëjnë një referendum me pyetjen: “I thuaj xhaxhit/tetës kush figurë të pëlqen më shumë?”. Dhe përgjigja do të ishte legjitime e do të çlironte hartuesit e teksteve nga këto gjoja pakujdesi që shërbejnë si serum patriotik me operacion kryesor: shpëlarjen e trurit. Po t’i besojmë asaj që thotë Fidel Castro në një intervistë të para disa viteve, nuk duhet të shqetësohemi fare: para disa vjetësh thoshte ai, u bë një sondazh në shkollat e mesme në Amerikën Latine e nga i cili doli, se Supermenin e njihnin shumë herë më tepër sesa Simon Bolivarin. S’ka pse të mos jetë kështu edhe këtu. Për atë që thotë se përzgjedhjes së imazhit në këtë formë i mungon qëllimi edukativ, i do thënë se ky që po zhvillohet aktualisht është edukim tinzar me paratë tona. “Qëllimi i vërtetë i ripropozimit të Nënë Terezës nuk është estetik, imazhi i saj i vendosur në tekstin e Matematikës penetron mendjet e pastra të fëmijëve si një parapërgatitje për mesazhet e tjera që do të përcjellë në të ardhen imazhi i saj, gjithnjë në përputhje me kurikulat shkollore”, vijon më tej Hatibi. Dhe është e vërtetë. Të gjithë ata që kanë fëmijë e dinë sesa shumë pyetje këta bëjnë. E sesa këmbëngulës janë në mbrojtjen e versionit të parë që u ka zënë vend në kokë.
http://www.e-zani.com/2015/09/02/serigrafi-matematike-me-nene-terezen/

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Mesimi i matematikes se klases se pare fillon me numri 1. Ky asht numri qe te gjithe shqiptart duhet mesojne pa ezitim. Numrat e tjere jane 2, 3, 4, 5 etj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.