Pas 70 vitesh Vietnami feston pavarësinë nga Franca, por ndihet i kërcënuar nga Kina
Sioas raportit tw agjencisw sw lajmeve AFP, presidenti i vietnamit paralajmëroi kundrejt kërcënimeve aktuale për pavarësinë e vendit, duke akuzuar Kinën, me rastin e 70 vjetorit të pavarësisë të ish-kolonisë franceze. “Mosmarrëveshjet në det janë duke u rritur, kryesisht në detin e Kinës”, deklaroi presidenti i vietnamit, Truong Tan Sang, në një aludim të një konflikti të mundshëm me Kinën mbi sovranitetin në detin e Kinës Jugore. “Këto mosmarrëveshje kërcënojnë drejtpërdrejtë paqen, stabilitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit”, shtoi shefi i shtetit komunist, para një parakalimi në të cilin morrën pjesë 30 mijë persona të mbledhur në sheshin gjigant të Ba Dinh në Hanoi. Në fjalimin e tij presidenti vietnamez insistoi gjithashtu “në krijimin e një ushtrie të fortë, për të mbrojtur sovranitetin e shenjtë të Kombit”.
Add new comment