Kriza botërore e ujit; rrezikohen 33 vende, Ballkani i ekspozuar
Bota rrezikon krizën e ujit. Ngrohja globale dhe rritja e numrit të popullsisë janë faktorët kryesorë që po e çojnë botën drejt një krize për furnizim me ujë. Të paktën këto janë të dhënat e fundit që ka publikuar Instituti i Resurseve Botërore, të cilët kanë arritur në përfundimin se kërkesa për ujë në botë, me shumë gjasë do të rritet edhe më shumë për shkak të rritjes së shkallës së demografisë. Ndërkohë “World Resourses Institute” paralajmëron: Kjo popullatë në rritje do të kërkojë konsum edhe më të madh, bujqësia po ashtu, fermat, kompanitë e ndryshme apo hidrocentralet. E si pasojë e mungesës së elementit bazë të jetës në tokë, do të prishet një ekosistem i tërë. Instituti Botëror i Resurseve, ka hartuar një listë me 33 vendet që do të përballen më së shumti me krizën për ujë. 16 shtetet e para janë ato të Lindjes së Mesme, e ndërsa direkt pas tyre vijon Maqedonia për t’i lënë vendin Turqisë, Greqisë, Spanjës e të tjera vendeve. Sipas studimit të Institutit, gadishulli i Ballkanit do të ketë një ekspozim më të madh ndaj mungesës së ujit në vitet në vijim.
Add new comment