Kujt i referohet kryeministri për azilantët shqiptarë të Greqisë?

Postuar në 27 Gusht, 2015 15:39

Para pak ditësh kryeministri shqiptar, duke iu përgjigjur pyetjeve për numrin në rritje të azilkërkuesve nga Shqipëria theksoi se shumica dërrmuese e shqiptarëve s'janë të ikur nga Shqipëria po nga Greqia! "Është fakt që dihet tanimë dhe nga autoritetet atje se shumica e shqiptareve që ikin në Gjermani janë shqiptarë që ikin kryesisht nga Greqia po jo vetëm. Sigurisht dhe nga këtu"- deklaroi Rama duke përmbledhur shkurt në një fjali problematikën e largimit të shqiptarëve, pa dhënë fakte e shifra që mund ta bëjnë të vlefshëm këtë argument të tij.
Po ku e bazon kryeministri argumentin e tij se azilkërkuesit nuk janë shqiptarë vendallinj, por jabanxhinj të Greqisë që po ikin në Gjermani të detyruar nga kriza? Rama nuk dha shifra, ndonëse iu referua autoriteteve gjermane që sipas tij kanë dijeni për këtë fakt. Përgjigjen mund ta gjejmë në një reportazh të Franffurter Allgemeine Zeiutng që thotë se shqiptarët që mbërrijnë në Gjermani kanë qenë rezidentë në Greqi. Sipas gazetës, në mungesë të një mënyre për emigrim të ligjshëm drejt Gjermanisë ata zgjedhin rrugën e azilit. Reportazhit në fjalë i është referuar gazeta greke "Kathimerini" teksa komenton deklaratat e ministrit të Brendshëm gjerman Thomas de Maizière sipas të cilit deri në fund të vitit numri i emigrantëve të paligjshëm në Gjermani mund të arrijë në 800 mijë. http://www.kathimerini.gr/828151/article/epikairothta/kosmos/provleyh---.... Pjesa më e madhe e refugjatëve parashikohen nga vende të Ballkanit si Shqipëria, Bosnja dhe Kosova, për të cilat ka nisur diskutimi që në shtator të shpallen si vende të sigurtatë origjinës.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.