"O tani, o kurrë. Shqipëria ndodhet në udhëkryq”

Postuar në 23 Gusht, 2015 16:45

Andrea Stefani ka publikuar sot një analizë të gjatë për pasuesit e Berishës, “zelotët e tij” siç i quan ai, duke u zgjeruar mandej në psenë e angazhimit të tij konstant me figurën e Sali Berishës. Stefani thotë se është “kjo dashuri tribale” që i ka zënë frymën Shqipërisë dhe që për rrjedhojë prodhon kritikën e tij dhe të kolegëve si ai. Me këto premisa, analisti në fjalë shton se edhe thirrja për revolucion e tij është në fakt një përpjekje për të ndalur revolucionin në drejtësi. Më tej edhe paragrafi deklarativ që na thotë se shpresa e z. Stefani te reforma në drejtësi që ka nisur kjo qeveri, është e çarmatosur nga filtrat kritikë të analistit dhe i ngjan dorëzimit pa kushte të një neofiti: “E quani padrejtësi kritikën e një kulti që i ka zënë rrugën drejtësisë. Që e ka korruptuar dhe përdhunuar drejtësinë. Dhe jeni të gatshëm të shkoni pas tij kur thërret për revolucion që, në fakt, nuk është gjë tjetër, veçse një përpjekje e dëshpëruar për të penguar një revolucion në drejtësi. Sepse veçoria e momentit historik për Shqipërinë është raporti me drejtësinë e munguar, urgjenca për drejtësi. O tani o kurrë! Shqipëria ndodhet në udhëkryq. Ose do vazhdojë në shtegun e shtetit oriental pa drejtësi, ose do hyjë në rrugën e shtetit ligjor. Nuk do ta pengoni dot”, shkruan Stefani.
http://www.gazetadita.al/shenim-shqiptareve-su-ka-ardhur-e-keqja-nga-urr...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.