Tre blloqe të reja nafte për konçesion
Blloqet e lira të naftës, “Blloku ‘C’”, “Blloku ‘5’” dhe “Blloku ‘Panaja’, pritet të jepen me konçesion në muajin tetor të këtij viti. Kjo pason konçesionin e dhënë pak kohë më parë, ku fituan kompanitë “Shell”, “Navitas” apo edhe “Petromanas”. “Burimet në Ministrinë e Energjetikës bënë me dije se interesi paraprak për blloqet e raundit të dytë është mjaft i lartë me kompani që janë në të njëjtin rang me Shell dhe Delek Group, por si bëhet e ditur, kompanitë të interesuara për këto blloqe kanë kërkuar më shumë afat. Ndërkohë blloqet e Dumresë dhe Blloku 4 për të cilat janë shpallur fituesit do të nisin negociatat e për lidhjen e marrëveshjen në shtator. Kompanitë ndërkohë kanë paraqitur planet e tyre të zhvillimit bashkë me ofertën monetare. Por burimet bëjnë me dije se, vlera monetare me të cilat do të jepen vendburimet e reja nuk bëhen publike deri në momentin e nënshkrimit të plotë të marrëveshjes. Pasi planet e tyre të zhvillimit të jenë miratuar nga ABKN ato miratohen edhe nga Ministria e Energjetikës”, referon “Monitor”.
Add new comment