Shënim: Braçe, dëmi ekonomik i gabimit në pasaporta dhe disa dëme të tjera shumë më të prekshme

Postuar në 17 Gusht, 2015 14:44

Nëpërmjet një komenti në Facebook deputeti socialist Erjon Braçe ka reaguar mbi gafën e shënimit të gabuar të afatit 10 vjeçar në pasaportat e fëmijëve, afat që duhej të ishte 5 vjet. Braçe nuk e quan një gabim teknik, por një shkelje ligji që sipas tij u kushton shqiptarëve 11.6 milionë euro. Braçe thotë se kjo çështje, e cila po trajtohet si gabim teknik, ka ndodhur në harkun kohor Prill 2009-Korrik 2010, kur Ministrinë e Brendshme e drejtonte Lulzim Basha.

Braçe, duke iu referuar ligjit të pasaportave që thotë se “për shtetasit nën moshën 16 vjeç vlefshmëria e pasaportës është 5 vjet”, për këtë rast ata që kanë patur nën përgjegjësi prodhimin dhe shpërndarjen e të tilla pasaportave thotë se jemi përballë “shkeljes së ligjit, shpërdorim detyre dhe dëm ekonomik”.

Ndoshta Braçe ka të drejtë, por ka disa paqartësi rreth dëmit ekonomik. Edhe sikur pasaportat në fjalë të mbanin afatin 5 vjeçar të vlefshmërisë, këto dokumente tani duhet të ndërroheshin. E njëjta gjë po ndodh aktualisht, pra duhet të ndërrohen për të nxjerrë të rejat. Është pra një mundim që shtetasit e Republikës gjithsesi do ta kryejnë.

Por nëse biem dakord që kjo është një shkelje ligji, dëm ekonomik etj, atëherë çfarë janë 140 mln dollarë mangut në dogana e tatime? Po koncesionet qesharake nëpër spitale? Po koncesioni i fundit në Përmbarimin shtetëror? Po…

 

a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.