Edhe në Shëngjin pushuesve “ua masin kokën me spango”. Dhe pastaj shpresojmë për turizëm gjithëvjetor

Postuar në 09 Gusht, 2015 16:46

Ankesave për Velipojën, Sarandën, Ksamilin (se bregu i Rivierës është bërë prej vitesh i paprekshëm për vdekatarët e thjeshtë), sa u përket çmimeve të fryra që nuk i përgjigjen shërbimit të duhur ndaj pushuesve, u është shtuar dhe Shëngjini. Ora News ka intervistuar disa pushues dhe konstaton se çmimet në bregdetin e Shëngjinit kanë pësuar rritje të theksuar në këtë sezon turistik në hoteleri dhe produktet ushqimore. Pushuesit shprehen se çmimet këtë vit janë të kripura dhe më të larta se të gjitha vendet e rajonit, ndërsa shërbimet që ofrohen lënë për të dëshiruar. “Janë më shtrenjtë këtu se në Itali. Një pako makarona atje bën 20 cent, këtu bën 700-800 lekë. Për një dhomë pagesa ka shkuar në 70 Euro”, thonë pushuesit, shqiptarë që jetojnë në Itali. “Sikur jemi në Majemi të Amerikës, jo në Shëngjin të Lezhës!” thotë një tjetër.

A mund të flasim për një fazë të dytë të “industrisë sonë turistike” siç është turizmi gjithëvjetor, kur edhe atë muaj që bregdeti ynë mbushet me pushues, ua masim “kokën me spango”?

a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.