Veliaj udhëton me autobus. Zëdhënësi njofton paraprakisht. A i ka bërë atij dhuratë një makinë njëra prej kompanive?
E ka marrë mesa duket seriozisht kryebashkiaku i Tiranës, inspektimin e linjave urbane të kryeqytetit dhe rrethinave. Sot Erion Veliaj është parë të udhëtojë përmes një tjetër linje në kryqytet, me urbanin e linjës Kombinat-Kinostudio. Veliaj zbriti në stacionin e “21 Dhjetorit”, pranë Ambulancës Nr.9 ku për tersin e tij u gjendën disa kamera televizive. Në të vërtetë, "udhëtimi" i radhës iu njoftua paraprakisht gazetarëve nga zëdhënësi i tij, Renato Kalemi.
Gjithsesi inspektimet kanë një qëllim, ndaj edhe mund të pyetet: A do të ndryshojë së afërmi bashkia e re, edhe linjat e transportit urban nëse nuk mbetet i kënaqur me cilësinë e shërbimit? Diçka të tillë paralajmëroi ai për kompanitë që merren me pastrimin e Tiranës.
Por mësohet se edhe kompanitë e linjave private urbane e kanë marrë seriozisht. Burime për Respublica thonë se njëra prej tyre i ka bërë dhuratë një makinë të re Veliajt. Nuk dihet nëse ai e ka pranuar apo jo.
Add new comment