inspektimi
Kriza në Ukrainë, SHBA: Rusia mund të inspektojë bazat e NATO-s në Poloni dhe Rumani
Administrata amerikane Joe Biden ka ndërmarrë një nismë të fundit që shkon përtej disa standardeve të deritanishme, në mënyrë që të shmangë një konflikt në Ukrainë. “Bloomberg" raporton se Washingtoni i ka ofruar Kremlinit mundësinë e verifikimit të dispozitivit ushtarak në bazat e NATO-s në Rumani dhe Poloni.
Videolajm/Inspektorët e tallashit dalin në terren
Një ditë pas konstituimit të këshillit Bashkiak të Tiranës, mediave dhe publikut u serviret “teatri” i radhës, ku vartës të Veliajt inspektojnë zonën pas teatrit dhe flasin për cilësinë e tallashit. Nuk kishte asnjë dilemë se administrata e re Bashkisë ku PS ka shumicën absolute nuk do përdorej në funksion të propagandës së zotit Veliaj.
Biznesi investon, Unë punësoj...inspektimi i radhës i kryeministrit
Ndiqeni këtë video që shpërndahet sot në Facebook-un e Kryeministrit Edi Rama. Pas kaq kohësh zoti Rama të bën edhe të qeshësh. Me pamjen e tij, me faktin se ndodhet në një vend ku nuk ka pse të ishte, me improvizimin pa lidhje të një skeçi punësimi dhe zhvillimi, krah për krah me të zhgraduarin Vangjush Dako dhe sidomos me faktin se vërdalloset në një lavanderi ku punojnë gratë para kamerës i vetëdijshëm se nuk ka çfarë bën aty.
Po paragjykojmë dhe jemi kedashës? Dakord.
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë sqaron vizitën për Armë – Kontrolli nga Federata Ruse: Kontrolle në Rusi ka ushtruar edhe Shqipëria
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë shqiptare njoftoj se sot ndodhet në vendin tonë një ekip i Federatës Ruse në cilësinë e inspektuesit së Armë – Kontrollit. Shtabi i ushtrisë shqiptare sqaron se kontrolli është rutinë pas aplikimit që ka bërë Federata Ruse në përputhje me një dokument ndërkombëtar që quhet “Dokumenti i Vjenës”.
Inspektoriati Shtetëror i Arsimit inspektime vetëm në 6 kopështe në 2016
Një kopësht fëmijësh i paregjistruar dhe jashtë çdo parametri ligjor funksiononte për mrekulli në mes të Saukut dhe asnjë institucionin nuk kishte lëvizur as gishtin për të parë nëse plotësonte kriteret për të qenë kopësht fëmijësh. Biznesi informal ku dhunoheshin fëmijët nuk u ra në sy as tatimorëve, as policëve bashkiakë dhe as inspektorëve arsimorë që paguhen për të kryer kontrolle.
Haxhinasto i fyen të gjithë duke dhënë leksione për shkaqet e aksidenteve: “Ka nevojë për policim dhe edukim të drejtuesve”
Nëse ka një fjalë për të përshkruar ministrin e Transportit, Edmond Haxhinasto, kjo është "I Pacipë". Etiketë në raport me publikun dhe sjelljen e tij në publik, pasi është shumë e sigurtë se kjo fjalë nuk e prek asfare ministrin, që ka dëgjuar nga shefi i tij, Ilir Meta, të tjera. Më pickuese.
Një shembull nga Franca: “Inspektimi kryesor tatimor tek biznesi i madh”. 2015, vit rekord në mbledhjen e të ardhurave
Evazioni i kompanive të mëdha është në fakt problemi kryesor i të ardhurave. Kjo vlen për çdo vend, përveç Shqipërisë ndoshta e cila nën qeverinë aktuale preferoi të bënte dy veprime që nuk dihet ku çojnë: të shlyente në kohë rekord, duke marë borxh, borxhin që qeveria u kishte kompanive publike që kishin kryer punë dhe nuk ishin paguar, dhe e dyta të godiste sa më fort të ishte e mundur biznesin e vogël përmes aksionit kundër informalitetit.
Veliaj udhëton me autobus. Zëdhënësi njofton paraprakisht. A i ka bërë atij dhuratë një makinë njëra prej kompanive?
E ka marrë mesa duket seriozisht kryebashkiaku i Tiranës, inspektimin e linjave urbane të kryeqytetit dhe rrethinave. Sot Erion Veliaj është parë të udhëtojë përmes një tjetër linje në kryqytet, me urbanin e linjës Kombinat-Kinostudio. Veliaj zbriti në stacionin e “21 Dhjetorit”, pranë Ambulancës Nr.9 ku për tersin e tij u gjendën disa kamera televizive. Në të vërtetë, "udhëtimi" i radhës iu njoftua paraprakisht gazetarëve nga zëdhënësi i tij, Renato Kalemi.