qeveria amerikane

"Mbyllja e qeverisë", karakteristika dhe shpjegime

Postuar në 21 Tetor, 2023 17:20

 

Një aspekt karakteristik i politikës amerikane, tepër i pranishëm prej gati një muaji, ështe dukuria e njohur me emrin "mbyllje e qeverisë" (government shutdown) që në thelb do të thotë ndërprerje e funksionimit të shërbimeve qeveritare në disa fusha të caktuara. Një ndërprerje e tillë ka ndodhur dhjetë herë gjatë 40 viteve të fundit në një kohë që në vende të tjera, qeveritë vazhdojnë të funksionojnë edhe në situata luftrash apo krizash kushtetuese. Përse pra vazhdon të ndodhë kjo dukuri specifikisht amerikane?

Tërhiqni akuzat për Assange! Publikimi nuk është krim!

Postuar në 05 Dhjetor, 2022 19:25

Disa media të njohura ndërkombëtare kanë kërkuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të tërheqë akuzat ndaj themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, nën argumentin se kjo po cenon lirinë e shtypit. Në një letër të bërë publike, media të tilla që ndihmuan Assange të publikonte materialet e veta, si “The Guardian”, “The New York Times”, “Le Monde”, “Der Spiegel” dhe “El País”, theksojnë nevojën e tërheqjes së akuzave me moton: Publikimi nuk është krim!

Google informon klientët se është nën përgjim nga qeveria amerikane

Postuar në 12 Korrik, 2016 10:39

Gjigandi i kërkimit në internet, Google denoncon qeverinë amerikane se ndërmerr pothuajse 4 mijë sulme kibernetike në ditë, duke cënuar privatësinë dhe konfidencialitetin e informacionit që përpunojnë klientët e saj. Duke folur më kongresin e organizuar nga revista Fortune në Colorado, zv/presidentja Dian Green bëri publike edhe shifrën e sulmeve të dedektuara nga sistemet e sigurisë së Google.
Për këtë kërcënim kibernetik zv/presidentja e Google tha se kompania ka nisur të informojë klientët e saj, praktikë që e ka ndjekur më pas edhe Microsoft.

Qeveria amerikane auditon networkun e saj me ndihmën e hakerave. 138 njolla sigurie të identifikuara

Postuar në 18 Qershor, 2016 14:07

Qeveria amerikane ka publikuar rezultatet e auditit të sistemit ëeb që ka në përdorim. Një audit i cili kësaj radhe u mendua ndryshe: qeveria kërkoi që kushdo të gjente pikat e dobëta të sigurisë në rrejtin e përdorur prej saj, një operacion që kushtoi 150 mijë dollarë. Morën pjesë 1 410 të interesuar të cilët identifikuan 138 njolla sigurie në sistem, përfshirë defense.gov. Sekretari i Mbrojtjes, Ashton Carter, deklaroi se nëse do të ishte angazhuar ndonjë firmë e posaçme për këtë gjë, kostoja do të shkonte 1 milionë dollarë.

Subscribe to RSS - qeveria amerikane