sezoni turistik

Rusët pa viza në Shqipëri për sezonin turistik

Postuar në 21 Mars, 2018 17:44

Për të fovorizuar turizmin, qeveria vendosi që listës së vendeve, shtetasit e të cilave hyjnë pa viza në Republikën e Shqipërisë, t’i shtohen edhe Rusia, Arabia Saudite, Bjellorusia, Gjeorgjia, Katari, Omani, Tajlanda, Kina dhe Bahrejni. Periudha e të drejtës për hyrjen pa vizë në Shqipëri për shtetasit e këtyre vendeve shtrihet nga 1 prill deri më 31 tetor 2018, e cila përkon edhe me sezonin turistik. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme.

Sezoni turistik nis me përmbytje dhe ndërprerje të energjisë

Postuar në 13 Qershor, 2016 12:19

Shqipëria është zgjuar sot e përmbytur, gjendja e qyteteve kryesore shfaqet e rënduar nga trafiku i makinave, vështirësia në kalim dhe reshjet e dendura. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, gjendja e kalueshmërisë në rrugët kryesore në vend duket se ka hasur vështirësi më tepër në pjesën e rajonin verior Shkodër. Ndërsa pamjet e qytetit të Durrësit na sugjerojnë për një situatë që vazhduar që vijon të shfaqet që me nisjen e reshjeve të para. Përmbytje raportohen në disa zona problematike si tek Stacioni i Trenit, Plazh, Shkozet, ish-Kënetës dhe Spitallë.

Subscribe to RSS - sezoni turistik