bankat private
Banka e Shqipërisë kujtohet më në fund për të kontrolluar bankat private
Janë konsideruara përherë institucione private të mbrojtura në mënyrë të posaçme. Madje edhe kur flitej për krizë, raportet e shumta deklaronin fitime të mëdha të bankave private në Shqipëri, ndaj të cilave qeveria e shkuar mori vetëm një masë: frenimin e transferimit të kapitaleve monetare jashtë vendit. Banka e Shqipërisë, institucioni që punon në luks pagash dhe shërbimesh, i cili duhet të bëjë mbikëqyrjen e tyre, nuk ka lëvizur nga vendi, përveçse së fundmi, me gjasë me shtysë të huaj.