zvernec
Rilindje e traditës në Vlorë. Kryebashkiaku Leli: Tenderi për urën e Zvërnecit dështoi. Kemi traditën e vjetër të barkave
Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli shkruan se procedurat tenderuese për urën e Zvërnecit kanë dështuar ndaj lëvizja drejt Manastirit do të bëhet me varka.
Pas 220 ha në Karaburun, sekuestrohen 89 ha tokë në Zvërnec. Nën hetim i njëjti person
Pak ditë më parë u bë publik lajmi se prokuroria sekuestroi 220 ha tokë në Karaburun, pasi ishin tjetërsuar përmes falsifikimit dokumentar dhe kaluar në pronësi të shtetasit Rajmond Mezi. Sot bëhet e ditur se një tjetër sipërfaqe prej 89 ha, kësaj radhe në Zvërnec, është sekuestruar për të njëjtat arsye dhe ku figuron i njëjti shtetas. “Toka është përfituar në mënyrë të paligjshme nga Raimond Mezi, i njëjti person që përfitoi 220 hektarë toke edhe në Karaburun.
Ministrja e Mbrojtjes: Katastrofë mjedisore në Zvërnec (Video)
“Katastrofë mjedisore në Zvërnec. Disa ton naftë e papërpunuar ka ndotur gati 5 km vijë bregdetare, për shkak të një rrjedhjeje nga një anije që furnizohej te Petrolifera. Forca Detare është në lundrim në ndihmë të operacionit për parandalimin e përhapjes së ndotjes dhe pastrimin e saj. Si ministre e Mbrojtjes dhe qytetare e Shqipërisë dhe që me dhimbset çdo cm2 tokë apo det i vendit tim; ZERO tolerancë për përgjegjesit”. Kështu shkruhet në profilin në Facebook të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila ka dhënë alarmin.