Pas 220 ha në Karaburun, sekuestrohen 89 ha tokë në Zvërnec. Nën hetim i njëjti person

Postuar në 14 Qershor, 2016 16:48

Pak ditë më parë u bë publik lajmi se prokuroria sekuestroi 220 ha tokë në Karaburun, pasi ishin tjetërsuar përmes falsifikimit dokumentar dhe kaluar në pronësi të shtetasit Rajmond Mezi. Sot bëhet e ditur se një tjetër sipërfaqe prej 89 ha, kësaj radhe në Zvërnec, është sekuestruar për të njëjtat arsye dhe ku figuron i njëjti shtetas. “Toka është përfituar në mënyrë të paligjshme nga Raimond Mezi, i njëjti person që përfitoi 220 hektarë toke edhe në Karaburun. Sipas prokurorisë, skema është realizuar në të njëjtën mënyrë dhe nga të njëjtët persona, të cilët kanë regjistruar në mënyrë të paligjshme tokën në Karaburun. Toka në Zvërnec është regjistruar në Hipotekën e Vlorës në bazë të dokumentave të falsifikuara dhe nëpërmjet një procesi gjyqësor njohjeje prone tërësisht fiktiv. Hetimi gjeti se Raimond Mezi, me vendim gjyqkate përfitoi 89 hektarë, vendimi ky i vitit 2003, dhënë nga gjyqtari Skerdilajd Konomi. Prokuroria e Vlorës e ka konstatuar tërësisht fiktiv këtë vendim, pasi, në kohën e dhënies së vendimit, i ndjeri Konomi nuk ka qenë gjyqtar”, raporton Top-Channel.

Çështja lidh tashmë te një person i vetëm 309 ha tokë mbi të cilën është kryer falsifikim dokumentar. Pyetja që lind është sesi ka mundur një shtetas të realizojë të gjithë këtë? Kush fshihet pas tij dhe deri në emër të cilave projekte është kryer kjo ndërhyrje falsifikuese? Flitet për në zonë me potencial të madh të zhvillimit të turizmit. Vetëm sipërfaqja në Zvërnec vlerësohet në 110 milionë euro. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.