rasti balili
Europol pranon ndryshimin e njoftimit për “rastin Balili”: “Në fillim nuk kishim të dhëna për rolin e Shqipërisë në operacion”
Dje u bë i njohur lajmi se Europol, agjencia policore europiane, kishte ndryshuar tekstin e njoftimit për shtyp për operacionin e kapjes së disa trafikantëve të drogës në Greqi. Në njoftimin e publikuar më 13 maj, Europol, njoftonte se operacioni ishte drejtuar nga Greqia me mbështetjen e Belgjikës dhe të Europol. Pra Shqipëria nuk figuronte në njoftim, ndërkohë që ministri i Brendshëm shqiptar, Sajmir Tahiri, deklaronte se polica shqiptare kishte qenë pjesë e operacionit.