radioaktiviteti

Radioaktiviteti i viteve ’60 kthehet në Europë

Postuar në 06 Mars, 2021 10:08

Testet bërthamore që Franca ka kryer dikur në shkretëtirën algjeriane, tani po kthehen në Europë.

Pluhuri radioaktiv i Saharasë ka kaluar mbi Francë që nga shkurti, njoftoi Shoqata për Kontrollin e Radioaktivitetit në Perëndim.

Pluhuri zhvendoset nga era dhe po rrit ndotjen në disa pjesë të Evropës Jugore. Shkencëtarët konfirmuan se pluhuri është radioaktiv pasi mblodhën mostra.

Nivelet aktuale të rrezatimit nuk konsiderohen të rrezikshme.

Çernobili, raportimi nga Tirana i pasojave të rrezatimit

Postuar në 18 Qershor, 2019 02:35

Këto javë në disa media të huaja është diskutuar dhe ka zënë vend seriali i HBO, “Çernobil”.

Seriali ka njohur sukses, por është kundërshtuar nga pala ruse që ka kontestuar paraqitjen që i është bërë reagimit të shtetit sovjetik për situatën e krijuar. Në fakt, nga sa lexohet në burimet e hapura në internet, e vërteta e shkencëtarit Valery Legasov, nuk deformohet në vija të përgjithshme.

Berisha thotë se në Elbasan janë sjellë mbetje radioaktive. Shashkë apo e vërtetë?

Postuar në 24 Shtator, 2016 00:29

Sikur të mos mjaftonte ajo që ndodhi me miratimin e ligjit për importin e mbetjeve, Sali Berisha, ish-kryeministër shkruan sot në komunikimin e tij në Facebook se në dy vitet e fundit në Elbasan janë sjellë mbetje radioaktve, ndërsa në Durrës mbetje toksike. E vërtetë apo thjesht një shashkë për të nxehur gjakrat? Kjo vështirë të merret vesh, por deklarime të tilla nuk janë shaka, ndaj për çdo rast ose Berisha duhet të mos merret seriozisht, ose diçka duhet të sqarojë qeveria. Për aq sa mund të besohet edhe kjo e fundit. 

Studimi/Pse disa kafshë mbijetuan, e madje u shtuan në zonën radioaktive të Çernobilit...

Postuar në 27 Prill, 2016 16:41

Mbijetesa dhe shumimi i kafshëve në epiqendrën e e rrjedhjes radioaktive në Çernobil ka shkaktuar jo pak habi. Nëse rrezatimi radioaktiv presupozohet kaq vdekjeprurës, madje duke e ruajtur aftësinë për të shkatërruar edhe në një kohë të gjatë, si ka mundësi që kafshët në Çernobil jetojnë e madje mbipopullojnë zonën e braktisur nga njerëzit? Një studim i fundit i publikuar në “Oxford Jorunal of Heredity” me autorë Timothy A.Mousseau dhe Anders P. Møller, që kanë punuar me kolegë rusë dhe ukrainas,  jep një përgjigje.

Subscribe to RSS - radioaktiviteti