barazia gjinore
Plani europian për politikat e barazisë gjinore kundërshtohet nga Polonia dhe Hungaria
Hungaria dhe Polonia dolën kundër një plani të BE-së për "promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave" si pjesë e politikës së jashtme të bllokut.
Përplasja e fundit me Budapestin dhe Varshavën – të cilat javën e kaluar i vunë veton buxhetit të BE-së dhe planit të rimëkëmbjes nga Covid-19 si formë kundërshtimi ndaj kritikave të BE për sundimin e ligjit - është pjesë e një beteje përshkallëzuese që të dy vendet po bëjnë mbi termin "barazi gjinore" në disa politika të ndryshme të BE-së, që nga çështjet shoqërore deri te inteligjenca artificiale.
Deputetja Ermira Mehmeti përlotet gjatë fjalës në Kuvendin e Shqipërisë: “U dënova në mënyrë kolektive, pa gjyq”
Deputeten shqiptare të Maqedonisë, Ermira Mehmeti, e kapën lotët teksa ishte duke folur në Kuvendin e Shqipërisë ku zhvillohej një Konferencë për Barazinë Gjinore. Aty merrnin pjesë deputete femra nga rajoni dhe Mehmeti, po fliste për rastin e vet, atë që quhet si skandali i përgjimeve erotike. “Më futën në baltën e të dënuarës. U dënova në mënyrë kolektive, pa gjyq. Deshën të më shkatërronin për pesë minuta. Përgjimi ishte diçka e montuar tërësisht. Pas 15 vitesh në politikë, po marr një goditje vetëm pse guxova të flas hapur. Kam kritikuar politikat e një qeverie jodemokratike.