zgjedhjet shba
Jill Stein e të gjelbërve kërkon rinumërim të votave në Pensilvani, Uiskonsin dhe Miçigan
Pasi një profesor i Universitetit të Miçiganit publikoi një studim, sipas të cilit ka gjasa të mëdha që makinat elektronike të votimit në Pensilvani, Uiskonsin dhe Miçigan të jenë hakeruar, kandidatja presidenciale e të gjelbërve, Jill Stein ka grumbulluar 2 milionë dollarë, për të kërkuar rinumërimin e votave në këto shtete, ku Trumpi fitoi me një diferencë fare të vogël votash.
Trump-Clinton: 3-1
Pasi mediat kryesore amerikane shpallën fituesin e zgjedhjeve të 8 nëntorit, shumica e analizave mediatike kudo në botë u përqendruan në drejtimin që do të marrin punët e SHBA-së dhe të botës, për vetë rëndësinë e pazëvendësue
Shumica e sondazheve nuk gabuan, por…
Në çastin kur Donald Trump-i u shpall fitues nga mediat amerikane (kur siguroi mbi 270 delegatë në Kolegjin Elektoral), ishin numëruar vetëm 93% e votave në rang kombëtar. Dhe deri në atë çast, ai kishte epërsi si në votën popullore, ashtu edhe në votat e Kolegjit Elektoral. Kjo gjë e bëri gazetën Los Angeles Times (me prirje të majtë) që të deklaronte se sondazhi i saj, përkundër përqeshjeve disamujore nga analistë të ndryshëm, kishte qenë i saktë.
Po përse ishte përqeshur gazeta kaliforniane?
Kryeministri i Shqipërisë mesazh nga CNN për zgjedhjet në SHBA!!!
I ftuar në studion e Richard Quest, Edi Rama, ka deklaruar se Trump e dëmton Amerikën me retorikën e tij kundër myslimanëve. Diçka kjo e tepërt edhe për standardin e "Mbledhjes së 81 partive në Moskë". Shqipëria është vend i vogël dhe fjala e saj ka një vlerë modeste, madje edhe për çështjet ballkanike. Duhet të njohim edhe faktin se askush nga Shqipëria nuk ka këllqe të shpallet kampion i tolerancës, as i myslimanëve të moderuar, si vlerë marketingu, pasi në çdo rast peshojmë pak.