Jill Stein e të gjelbërve kërkon rinumërim të votave në Pensilvani, Uiskonsin dhe Miçigan
Pasi një profesor i Universitetit të Miçiganit publikoi një studim, sipas të cilit ka gjasa të mëdha që makinat elektronike të votimit në Pensilvani, Uiskonsin dhe Miçigan të jenë hakeruar, kandidatja presidenciale e të gjelbërve, Jill Stein ka grumbulluar 2 milionë dollarë, për të kërkuar rinumërimin e votave në këto shtete, ku Trumpi fitoi me një diferencë fare të vogël votash.
Studimi i profesorit J. Alex Halderman tregon se në ato konté ku votimi është kryer me makina elektronike Clinton-i ka marrë mesatarisht 7% vota më pak se pritmëritë. Ndërsa në kontétë ku votimi është bërë me letër rezutati ka qenë brenda pritmërive.
Ky profesor u bë i famshëm më 2010, kur demonstroi sesi mund të hakerohej sistemi elektronik i votimit në kryeqytetin amerikan.
e.z.
Add new comment