shendetesi
Shtohet fatura nga konçesionet në shëndetësi
Buxheti i shtetit po ngarkohet me fatura të papërballueshme të cilat po lindin nga koncesionet në shëndetësi. Për vitin 2018-ë, kostot shtesë të koncesionit të instrumentave kirugjikalë të sterilizuar janë shtuar me 40% më shumë se sa plani që ishte hartuar fillimisht nga qeveria.
Konçesionet në Shëndetësi, u anashkalua Autoriteti i Konkurencës
Ministria e Shëndetësisë nuk ka kërkuar mendim dhe vlerësim pranë Autoritetit të Konkurrencës për konçesionin e shërbimit të laboratorëve. Shqetësimin për anashkalimin e këtij detyrimi ligjor, në shumë kontrata në vite, ky autoritet e ka shprehur edhe në raportin vjetor të dorëzuar në kuvend, ku thotë se gjatë vitit 2016-të ka arritur të shqyrtojë vetëm dy marrëveshje konçesionare, njëra me nismën e ministrisë së Transporteve dhe tjetra me nismën e autoritetit të konkurrencës, të dyja në fushën e tranporteve.
Rama u përgjigjet kritikëve për koncesionet në shëndetësi: Bashkëpunim me privatin, s'kemi rrugë tjetër për investime
Banka e e Shqipërisë evidentoi në raportin e fundit nivelin e ulët të shpenzimeve publike duke i tërhequr vëmendjen qeverisë për një shpërndarje më të drejtë të investimeve. Nga ana tjetër qeveria vijon të jetë e bindur se në mungesë të kapaciteteve të saj financiare, rruuga e vetme për investime është bashkëpunimi me sektorin privat. Këtë e deklaroi kryeministri Rama gjatë inagurimit të shërbimit të ri të hemodializës në Shkodër.
Nuk mori provimin e shtetit, por emërohet drejtoreshë në ministri?!
Flitet për cilësi shërbimi dhe performancë të institucioneve, por rastet e anashkalimit të këtij kriteri nuk mungojnë. Partia Demokratike ka sjellë sot përmes deputetes Albana Vokshi raste emërimi në Ministrinë e Shëndetësisë, që nuk mund të konsiderohet i pranueshëm. “Edi Rama po ulëret për informalitetin, por shihni çfarë ndodh me ilaçet. Drejtoresha e Drejtorisë Farmaceutike në Ministrinë e Shëndetësisë, ajo që duhet të kontrollojë cilësinë e ilaçeve, ka ngelur në provimin e shtetit. Madje ka ngelur dy herë me radhë.
Nard Ndoka i jep këshilla për shëndetësinë Ilir Beqjes dhe ka të drejtë!
Si një ish ministër Shëndetësie pasardhësit të vet, deputeti demokristian (dhe aleat me PS-në) Nard Ndoka akuzon ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, se po gabon me koncensionet dhe privatizimet. Ai ka kritikuar Beqjan se është dhënë pas koncesioneve dhe politikave të djathta në shëndetësi, projektet për të cilat ishin gati në sirtar që në kohën e tij. Ndërkohë që të tjera gjëra ka premtuar ai dhe mazhoranca. Ja këshillat e Ndokës, që duhet thënë se janë të drejta dhe të qëlluara.