parajsat fiskale
Parajsat fiskale/ Pakënaqësi në Zvicër për deklaratën e Biden
Një deklaratë e presidentit amerikan, Joe Biden, nuk është pritur mirë në Zvicër. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha pak ditë më parë se shumë kompani e përdorin Zvicrën dhe dy vende të tjera si parajsa fiskale. Por në Zvicër, Departamenti Federal i Financave e cilësoi një pretendim të tillë "të papërshtatshëm dhe plotësisht të vjetëruar".
"Shumë kompani shmangin taksat përmes parajsave tatimore në Zvicër, Bermuda dhe Ishujt Kajman", tha Biden të mërkurën gjatë fjalës së tij në Kongres, kur u bëri thirrje të pasurve dhe korporatave të paguajnë taksën që u takon.
Ku fshihen paratë/ BE publikon listën e parajsave fiskale
Këshilli Evropian ka përditësuar listën e parajsave fiskale, vende që garantojnë taksa të ulëta ose edhe zero, gjë që i kthen ato në një lloj strehe për evazionin fiskal. Anguilla, një territor britanik i vendosur në Karaibe dhe Barbadosi kanë hyrë në listë. Ndërsa kanë dalë Ishujt Kajman dhe Omani, sepse kanë miratuar reformat e nevojshme për të përmirësuar kornizën e tyre të politikës fiskale.
Mbreti i Spanjës heq dorë nga trashëgimia. I ati fsheu fonde në parajsa fiskale
Mbreti Felipe VI i Spanjës hoqi dorë nga trashëgimia e ardhshme personale nga babai i tij dhe i hoqi atij shtesën e pensionit, pas dyshimit se ish-monarku ka fshehur miliona euro në parajsat fiskale. Mbreti Felipe vendosi "të heqë dorë nga çdo trashëgimi që i takon nga Juan Carlos, si dhe çdo aksion, investim ose strukturë financiare, origjina, karakteristikat ose qëllimi i të cilit mund të mos jenë në përputhje me ligjin", thuhet në një deklaratë të publikuar online nga pallati mbretëror.
Britania, ligj për zbardhjen e parajsave fiskale
Qeveria britanike ka rënë dakord të propozojë masa të reja ligjore që synojnë rritjen e transparencës për të ashtuquajturat parajsat fiskale. Ministrat thanë se nuk do të kundërshtonin një amendament që do të detyrojë territoret në varësi të kurorës britanike të publikojnë regjistrat e pronarëve të kompanive të vendosura atje. Një prej argumentave është se regjistrat publikë e bëjnë më të lehtë zbulimin e korrupsionit, pastrimit të parave dhe zvogëlimit të taksave.
Një mundësi për të kuptuar se ku i kanë fshehur paratë politikanët shqiptarë
Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dy vendet kryesore për sekretin financiar në botë. Tax Justice Network ka publikuar së fundmi Indeksin e Sekretit Financiar për vitin 2018, i cili përfshin 112 vende dhe në krye qëndrojnë edhe vende si Ishujt Kajman, Hong Kongu, Singapori, Luksemburgu, Gjermania, Tajvani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Me sekret financiar, ky indeks konsideron nivelin e sekreti dhe përqindjen e shërbimeve financiare që u ofrohet jorezidentëve.
"Jap dorëheqjen menjëherë nëse provohet se kam qoftë edhe një peni në parajsat fiskale"
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka sfiduar liderin e partisë kryesore opozitare, Partisë Popullore Republikane të cilit i ka kërkuar që të dokumentojë akzuën se ai apo familjarë të tij kanë depozituar shuma parash në parajsat fiskale.
“Ai duhet ta provojë nëse Tayyip Erdogan ka një peni të vetëm jashtë. Nëse provohet, unë nuk do të qëndroj në këtë post presidencial pas asnjë minutë më tej”, ka deklaruar presidenti turk.
Paraja, pika e dobët e pushtetit të Putin
Dikur George Kenan arriti të pikaste dobësinë strategjike të Bashkimit Sovjetik që sipas tij ishte sistemike. Kolapsi ishte brendashkruar në logjikën funksionale të atij sistemi pas të cilit siç u pa nuk mund të kuptohej ekzistenca e vetë shtetit të sovjetëve. Historia i dha të drejtë Kenan, edhe pse ka njerëz që mendojnë se nëse rënia e sistemit ishte e pashmangshme, shpërbërja e BS-së mund të shmangej.
Pas vetëm 26 vjetësh, bota perëndimore sot ndodhet sërish para dilemës me Rusinë dhe pushtetin e saj të dominuar dhe strukturuar nga Vladimir Putin.
Dy “Panamatë” dhe zgjidhja për njërën
Nga ç’është publikuar deri më sot në mediat botërore rreth dokumenteve të quajtuara “Panama papers” – dokumente sekrete të një studioje ligjore në Panama, e cila ndihmon njerëz nga gjithë bota të themelojnë firma anonime në parajsat fiskale – mund të bëhet pak a shumë një klasifikim i parave që janë fshehur nëpërmjet skemave panameze në dy grupe: paratë nga vendet e zhvilluara, që i kanë shpëtuar taksave, dhe paratë nga vendet në zhvillim, që janë fituar në mënyrë të paligjshme (nëpërmjet korrupsionit, krimit, thyerjes së sanksioneve ndërkombëtare etj.).