Britania, ligj për zbardhjen e parajsave fiskale

Postuar në 01 Maj, 2018 23:00

Qeveria britanike ka rënë dakord të propozojë masa të reja ligjore që synojnë rritjen e transparencës për të ashtuquajturat parajsat fiskale. Ministrat thanë se nuk do të kundërshtonin një amendament që do të detyrojë territoret në varësi të kurorës britanike të publikojnë regjistrat e pronarëve të kompanive të vendosura atje. Një prej argumentave është se regjistrat publikë e bëjnë më të lehtë zbulimin e korrupsionit, pastrimit të parave dhe zvogëlimit të taksave.

Oxfam përshëndeti nismën e qeverisë, duke thënë se do të ndihmonte vendet në zhvillim "të rimerrnin miliarda të ardhura të humbura, ndërsa Transparency International tha se ky ishte "një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm". Dame Margaret u shpreh se se nisma ishte "e rëndësishme dhe një ndryshim i madh në luftën kundër korrupsionit".

Por duke folur më parë në programin e BBC, Lorna Smith, drejtore e perkohshme ekzekutive e British Virgin Island Finance, akuzoi përkrahësit e legjislacionit të "kolonializmit", duke thënë se Ishujt  Virgin nuk kishin "bërë asgjë të gabuar" dhe konsideroheshin "në masë të madhe në përputhje" me transparencën e organeve ndërkombëtare, duke thënë se shqetësimi i saj ishte "shkelja kushtetuese" që mund të ndodhte në këtë rast.

Fshehja e të dhënave për kompani off shore apo transksione financiare ishte një prej zbulimeve më të mëdha të Panama Papers. Rrjedhja e dokumenteve ekspozoi para botës veprimet jo ligjore të shumë figurave të rëndësishme në botë, sikurse kryeministri islandez, presidentin e Ukraines dhe mbretin e Arabisë Saudite dhe shumë të afërt të Hosni Mubarak, Bashar al-Asad e Vladimir Putin, të cilët janë zbuluar se kanë fshehur para në kompaninë ligjore Mossack Fonseca.

Sipas raportit të Qendrës për Progres në Amerikë, i publikuar vitin e kaluar, shumë persona kanë hapësira të bollshme ligjore për të fshehur paratë e tyre dhe këtë e dijnë të gjitha institucionet shtetërore dhe jo qeveritare në vende të fuqishme. Krahas rritjes së luftës globale kundër korrupsionit dhe teknologjisë se supozuar t’i ndihmojë kësaj lufte, fshehja e parave për qëllime jo ligjore bëhet njëjtë sikurse 25 vite më parë.

Skandali i vërtetë i Panama Papers nuk është sesi korrupsioni vazhdon të ekzistojë, por sesi shumë zyrtarë apo biznesmenë i përdorin për të fshehur paratë janë komplet legale, shkruan “americanprogress”. Rasti më i fundit i një kompanie off shore ishte ai i kompanisë që ushtroi aktivitetin tregëtimit të naftës në Shqipëri nën logon e kompanisë Gulf, pronarët e vertëtë të së cilës dhe transaksionet financiare janë të mbrojtura në parajsat fiskale.

http://www.bbc.com/news/uk-politics-43965546

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.