pheniani
Metroja e Phenianit hapet për turistët. Imazhe artisitike, inxhinieri, por edhe konspiracione
Korea e Veriut ka hapur për turistët e huaj metronë e vet në Phenian. Mbi këtë objekt janë përhapur shumë spekullime, pasi fillimisht Korea e Veriut lejonte vizita vetëm në dy stacione. Ajo nisi të ndërtohej pas vitit 1966, kur Kim Jong – Il vizitoi Pekinin. Ndonëse pretendohet se ajo undërtua me “forca të brendshme”, agjencia ruse e lajmeve shkruan se “ka prova se projekti u zhvillua me ndihmën e projektuesve sovjetikë, inxhinierëve sovjetikë, çekë, kinezë si dhe ekspertëve gjermanë të hekurudhave. Mendohet se metroja e Phenianit është më e thella në botë, 110 m nën tokë.
Korea e Veriut paralajmëron gjendje urie masive
Linja politike e tensionimit me Perëndimin që oi bdjek Korea e Veriut, duke bërë teste armësh dhe mediatizuar stërvitje me skenarë bërthamorë ku goditet SHBA, ndoishta lidhet me situatën e rëndë ekonomike. Disa foto që janë publikuar së fundmi nga njerëz të ndryshëm që kanë qenë në shtetin e izoluar, dëshmojnë për një situatë që është tjetër nga ajo që regjimi përpiqet të paraqesë.