avokati i biznesit
Ankesat e investitorëve të huaj, propozohet “Ombudsman” për biznesin
Shqipëria ka numrin më të madh të ankimeve nga investitorët e huaj, krahasuar me vendet e tjera të rajonit, gjë e cila po i shkakton një kosto të lartë shtetit si dhe po ndikon në perceptimin e sipërmarrëvesve të huaj mbi klimën e investimeve në vend. Në këtë përfundim kanë arritur ekspertë të Bankës Botërore, shqetësim të cilin e kanë bërë prezent gjatë një takimi me një grup ndërministror.